Tomori humbet në Elbasan në këtë rikthim pas tre javës në fushë duke komplikuar shumë pozitat e veta në klasifikim. Skuadra ishte e plotë dhe pritej shumë nga kjo sfidë me të vetmet mungesa që ishin ato në stol ku dyshja teknike Dule – Paja vazhdojnë të mbeten të dënuar dhe sot drejtimin e skuadrës e kishte Elton Fani. Interesant fakti q ëish mbrojtësi dhe aktualisht pjesë e stafit të Tomorit, fani ka edhe një eksperiencë, si futbollist me fanellën e Elbasanit. Ndeshja është luajtur në “Elbasan Arena” që jepte mundësinë për një ndeshje të bukur por në fakt ndeshja nuk ishte aspak e tillë.

Ndeshja nis mirë për Tomorin që krijon edhe një mundësi të mirë me Sharavollin me një goditje nga brenda zone. Në minutën e 15’ është pikërisht sulmuesi i krahut që lë fushën para kohe për shkak dëmtimi. Ndërsa në këtë fraksion loje Tomori pretendon edhe dy 11 metërsha. Por në këtë pjesë të parë ai që vendos është Arsen Lleshi, i cili shënon me kokë. Kështu ky fraksion mbyll me fitoren e vendasve.

Në pjesën e dytë Tomori pretendon më tepër dhe në fushë hyn edhe sulmuesi Galica por në fushë Tomori jep pak ndërsa loja zhvillohet e ngadaltë dhe me shumë ndalesa. Por këtu përfiton Elbasani që dyfishon me Nurin pas pasimit të Çangës. Pas golit të pësuar Tomori tulatet në momentet e para dhe rrezikon shumë por as në vazhdim Tomori nuk bën më të mirën për të ndryshuar ndeshjen. Elbasani provon kundrasulmin ku është edhe i rrezikshëm kur është Nuri që sërish është i rrezikshëm dhe godet traun.

Tani distanca me Elbasanin është vetëm një pikë më tepër dhe kështu skuadra verdheblu do të jetë rivali i Tomorit deri në fund për mbijetesë për të shmangur ndeshjen e play out./Berati.TV

Kategoria e Parë

Elbasani 2-0 Tomori

Shënues: Lleshi 20’, Nuri 63’

Elbasani: Moli, Ferhati, Hida, Hoxhaj, Suvarija, Koldashi, Çangu, Ukaj(Allkja 46′), LLeshi(Dishani 65′), Muci, Nuri(Balla 88′). Tr. M. Dushku

Tomori: Kaloshi, Shaqe, Dore, Beci, Paja, Dervishi(Galica 58′), Duka, Koleci, Kumani(Gjonaj 76′), Sharavolli(Drabo 15′), Dyca. Tr. E. Fani

Kartonë të verdhë: Koldashi/ Dyca, Beci, Dervishi, Dore

Gjyqtarë: E. Hoxha, E. Mucca, E. Gjoka(Lezhë)

Vëzhgues: M. Shkëmbi(Shkodër),   Delegat: L. Nurmishi(Tiranë)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re