Rreth një muaj më parë, mbarë Shqipëria do të tronditej nga një aksident tragjik automobilistik, ku humbën jetën Edmond Preka 43 vjeç dhe tre fëmijët e tij të mitur, Noemi 10-vjeçe, Ajseli 5-vjeçe dhe Rajani 8-muajsh.

E mbijetuara e vetme e aksidentit të tmerrshëm është Evis Preka, nëna e tre fëmijëve e cila mundi t’i bëjë ballë plagëve të rënda, për të mësuar një javë më pas gjëmën që kishte ndodhur.

Ditën e sotme, në ditëlindjen e vajzës Ajsel, Evis Preka ka bërë dhe reagimin e saj të parë në Facebook, duke komentuar në një postim të kunatës së saj e cila uron mbesën e ndjerë.

“Engjëlli i mamit, Ajseli i shpirtit tim!”-ka shkruar Evis Preka për të bijën, ndërkohë që komentit të saj i përgjigjet një person tjetër që e ngushëllon për humbjen e rëndë.

“Faleminderit për ngushëllimet! Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur Zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to.”-ka shkruar Preka në komentin e ndjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re