Shtatë anëtarë të familjes Cara u shuan në tërmetin tragjik të 26 nëntorit. I vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi është kryefamiljari, Albert Cara.

 

Një nga afërmit e kësaj familjeje, Arben Cara, i cili është shef i Shërbimit të Zjarrfikësve së qendrës nr.3, ka kujtuar momentin e dhimbshëm kur mësoi se nën rrënoja ishin edhe familjarët e tij.

 

Në një intervistë për emisionin “7pa5”, Cara ka treguar se në çfarë gjendje ndodhet Alberti sot.

 

“Eshte i çuditshem se sa i fort paska qene Alberti. Nuk e di nga e gjen kurajon, madje te na gjendet prane dhe ne te tjereve, duke u munduar te na lehtesoj dhimbjen. Gjithmone ai thotë: i deshi Zoti dhe i mori prane vetes, dhe ajo qe mua me vjen mire eshte qe femijet e mi kane dhe mamanë me vete. Kur e takojme ne rruge e pyesim “ku po shkon o Albert?” Ai pergjigjet: po shkoj tek cullat e mi ti shikoj.”

 

Ai rrëfeu se momenti më i vështirë ishte kur shkoi në Thumanë dhe iu desh që të përballej me famijarët e tij, të cilët e shihnin si shpëtimtar.

 

“Momentet me te veshtira ishin kur erdha ne Thumanë dhe u ndesha me familjaret e mi, te cilet me shikonin me shpresë, si njeriun e tyre qe do t’i nxirrte te gjalle personat e mbetur nen rrenoja. Gjithashtu ne ardhjen time ketu nje banor i pallatit te shembur mu afrua dhe me tregoi se si gruaja dhe djali i vogel, i kishin ikur para syve. Ne termetin e pare ata ishin cuar dhe kishin qendruar ne dhomen e ndenjes, pastaj djali ka dashur te fle dhe eshte shtrire me te emen në dhomen e tyre te gjumit. Ne momentin qe ka nisur termeti i dyte, ai kishte shkuar drejt dhomes t’i merrte qe te dilnin jashte, dhe ne ate moment, sa hap deren, e gjithe dhoma dhe pjesa e pallatit shembet, dhe i kishin ikur para syve.  Dhe ne ato momente mu shpreh qe pse Zoti s’me mori dhe mua bashke me ta dhe me la t’i shihja ashtu.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re