Ndahet nga jeta regjisorja e njohur, Vjosa Berisha.

 

Lajmin e hidhur ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai njofton se regjisorja u nda nga jeta në spitalin University College Hospital, në Londër.

 

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital, në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, shkruan Fatos Berisha.

 

Kujtojmë se Vjosa Berisha ka bërë një betejë të gjatë me sëmundjen e kancerit dhe herë pas here ka dhënë mesazhe motivuese dhe forcë për të gjithë ata që kanë fatin e keq ta përjetojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re