Gazetari dhe botuesi i gazetës “” Mero Baze ka komentuar në rrjetin social situatën post-zgjedhore, tani që PD ka humbur edhe pushtetin lokal në bashkitë e djathta.

Baze këmbëngul, se meqë PD do e nisë nga e para tani që nuk ka asnjë pushtet si nëj parti fillestare, duke të mos e fillojë me Bashën, i cili duhet të kthehet nga erdhi.

“Tani meqë PD do e nisa nga e para, pa deputetë, pa kryetarë bashkish, pa këshilltarë, dmth njësoj si parti që sapo është krijuar, është mirë mos ta filloj nga e para me të njëjtët që e katandisën këtu.

Se ata që nuk ditën ta mbajnë pushtetin që PD e kishte nuk mund ta fitojnë atë.

 U provua se aftësia e vetme e Bashës është të humbas dhe të thotë “Fituam”!

Lereni të kthehet nga erdhi dhe shikoni hallin tuaj”, përmbyll gazetari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re