Skip to content

Humbi dhe të gjithë pushtetin vendor, Mero Baze jep një këshillë për PD-në: Meqë do e nisë nga e para, Basha të kthehet nga erdhi

Gazetari dhe botuesi i gazetës “” Mero Baze ka komentuar në rrjetin social situatën post-zgjedhore, tani që PD ka humbur edhe pushtetin lokal në bashkitë e djathta.

Baze këmbëngul, se meqë PD do e nisë nga e para tani që nuk ka asnjë pushtet si nëj parti fillestare, duke të mos e fillojë me Bashën, i cili duhet të kthehet nga erdhi.

“Tani meqë PD do e nisa nga e para, pa deputetë, pa kryetarë bashkish, pa këshilltarë, dmth njësoj si parti që sapo është krijuar, është mirë mos ta filloj nga e para me të njëjtët që e katandisën këtu.

Se ata që nuk ditën ta mbajnë pushtetin që PD e kishte nuk mund ta fitojnë atë.

 U provua se aftësia e vetme e Bashës është të humbas dhe të thotë “Fituam”!

Lereni të kthehet nga erdhi dhe shikoni hallin tuaj”, përmbyll gazetari.