TIRANË- Shokët e Enio Saliajt që humbi jeten në një aksident në Tiranë, protestojnë para Gjykatës së Tiranës, të cilës i kërkojnë moslirimin nga qelia të shoferit që shkaktoi aksidentin fatal.

Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enio Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë në zonën e Freskut, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit nga ish-vjehrri në prani të vajzës së tij. 18-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e 2 shkurtit në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë.

Enio Saliaj, po udhëtonte me motor, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin, i cili u arrestua. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin për tu arrestuar më vonë nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re