Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dr. Hysni Shkjau, i cili humbi sot betejën me koronavirusin Covid-19.

“Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite.
E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite.E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 6, 2020

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeç, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Këtë mëngjes dr. Hysni Shkjau, nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, me gjithë përpjekjet e stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re