Mëngjesin e sotëm një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Laç-Patok, ku humbi jetën një 22-vjeçar. Mësohet se i riu është shtetasi Redon Zefi banues në qytetin e Laçit.

Humbja e kontrrollit të automjetit bëri që i riu të dilte nga rruga dhe për pasojë të ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re