Skip to content

Humbi jetën pasi u prek nga COVID 19, kush është gardisti, shofer i ministres Elisa Spiropali (FOTO)

 

Një 58-vjeçar me profesion gardist, G.P ka humbur sot jetën në spitalin COVID 2 ndërsa prej 2 ditësh ishte shtruar në këtë spital me simptoma të rënda të infeksionit.

Burime për Fax News bëjnë me dije se gardisti ishte dhe shoferi i ministres Elisa Spiropali ndërsa ende nuk dihet nëse ishte në shërbim të saj në periudhën që ka rënë në kontakt me virusin qe i mori jetën.
Gjithashtu një tjetër humbje e rëndë është shënuar sot në këtë spital, ku mësuesi i matematikës, Gazjon Rusi, 39-vjeç nga Shkodra vdiq duke lënë pas 3 vajza të mitura./faxweb