Në vitin 2005 ishte 16 vjeçar. Kishte shkuar në një udhëtim me varkë me prindërit. U hodh në det për të notuar. Aty do të humbte të dyja këmbët. Ndezja e motorrëve të barkës e tërhoqi me vete dhe pjesa e poshtme e këmbëve iu copëtua. Të dy prindërit e 16 vjeçarit ishin doktorë dhe arritën t’i shpëtojnë jetën falë ndërhyrjes në vendngjarje.

Në spital, pjesa e poshtme e këmbëve iu amputua.

Kjo ishte historia e Tomasit. Sot ai është 32 vjeç dhe kohën, energjitë dhe financat ia ka dedikuar ndihmës e bamirësisë për njerëzit në nevojë. Veçanërisht fëmijëve, që kanë patur të njëjtin fat si Tomasi e kanë mbetur pa gjymtyrë.

“E teksa mësoja sesi të jetoja pa gjymtyrët e mi, pashë një numër të lartë të fëmijëve që nuk mund të blinin dot proteza. Pashë sesi fëmijët, nuk kishin akses në shëndetësi. Aty kuptova sesa me fat isha, që familja ime kishte mundësi të përballonte financiarisht kostot-thotë 32 vjeçari.

Momenti që i ndryshoi jetën ishte pikërisht koha e qëndrimit në spital. Atje ishte njohur me një fëmijë 8 vjeçar. Vogëlushi ishte djegur teksa luante me shkrepëse në jetimoren ku jetonte.

“Lexonte gazetën e më tregonte sesi do të ishte moti… aty kuptova sesa në kontrast ishte gjendja e tij krahasuar me timen. Ai ishte lënë i vetëm për t’u përballur me botën.”

Lexo edhe: Historia e Izet Jonuzit: Këmbët e dija që i humba, por kur pash që nuk kisha duart…

Që nga ajo kohë, Tomasi kishte diskutuar me prindërit, për të gjetur një mënyrë për të ndihmuar ata që janë në nevojë.

“Nuk ishte e mjaftueshme për të dhënë veçse para. Për të ndihmuar fëmijë që kishin humbur gjymtyrët do duheshin proteza. E madje ato proteza brenda 1 viti e gjysëm duheshin zëvendësuar”

Vitet kaluan dhe sot Tomasi është 32 vjeçar. Ai drejton prej kohësh një fondacion dhe ndihmon fëmijët (nën 18 vjeç) duke u blerë proteza cilësore. Ka ndihmuar 81 fëmijë dhe vijon të kujdeset për nevojat e tyre.

“Nuk jam ndonjë hero, por thjesht një njeri që ka mundësi të bëjë diçka, e unë po mundohem të bëj më të mirën”-tha 32 vjeçari për median amerikane.

Lexo edhe: Shqiptarët i bashkohen misionit të Izet Onuzit, pajisen me proteza mbi 10 të pamundur

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re