Aeroplani i pasagjerëve An-28, i cili humbi lidhjen me radarët në rajonin Tomsk të Siberisë në Rusi është gjetur.

Mediet e huaja shkruajnë se të gjithë udhëtarët janë gjallë. “Avioni është lokalizuar”, tha burimi, duke shtuar se pasagjerët dhe ekuipazhi ishin mirë.

Informacioni u konfirmua nga Ministria e Situatave të Emergjencës duke vënë në dukje se 19 persona ishin në bord, përfshirë dy fëmijë.

Ndërkohë, Drejtoria e Hetimit të Transportit Siberian Perëndimor, e cila raporton në Komitetin Hetimor të Rusisë, ka ndjekur penalisht kompaninë ajrore për shkeljen e rregullave të aviacionit dhe trafikut ajror.

Detaje të reja për mbytjen e 14 vjeçares në Berat: E mitura shkoi në thellësi, uji e tërhoqi poshtë. Shoqja e ngushtë u mundua ta shpëtojë (Prezent dhe vëllai)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re