Një inspektori i Policisë Kufitare Borsh është arrestuar nga policia, pasi është aksidentuar një ditë më parë (15 nëntor) si dhe ka rezultuar në gjendje të dehur.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se punonjësi i Policisë, me iniciale D.P., me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l, ndërsa fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Njoftimi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar zbatimin e Planit të Monitorimit, me qëllim mbikëqyrjen e veprimtarisë së subjekteve të AMP në drejtim të performancës dhe sjelljes së punonjësve të Policisë në komunitet, si dhe respektimit të normave dhe rregullave të etikës

Në datë 15 nëntor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor D.P., me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 në qytetin e Sarandës, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l.  Nga aksidenti nuk ka patur persona të dëmtuar.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re