Ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “Benz”, që pak minuta më parë humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me murin rrethues.
Mjeti ishte duke udhëtuar në aksin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë, ndërsa fillimisht shoferi u transportua me ambulancë në spital.
LEXO EDHE: VIDEO/ “Benzi” humb kontrollin dhe përplaset me murin rrethues në Krujë, lëndohet rëndë shoferi
Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i automjetit humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Traumës në kryeqytet.r.t
