Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. 24 vjeçari i arrestuar është me inicialet E.M., banues në Yzberisht, Tiranë. Sipas policisë, 24 vjeçari duke drejtuar mjetin tip, “Benz”,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeria shtetasja E.S., 20 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re