Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë mesditë në Berat, ku humbi jetën nëna dhe djali i saj.

 

Bëhet me dije se shoferja është 30-vjeçarja Klaudia Xhaferaj.

 

Xhaferraj ka qenë duke lëvizur me makinë, me të birin 6-vjeçar.

 

Mendohet se mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi kur ka humbur kontrollin pasi ka thyer kanxhellat dhe ka përfunduar në lumin Osum.

 

Kanë qenë banorët, që kanë konstatuar mjetin dhe kanë tentuar të nxjerrin trupat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re