Skip to content

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 30-vjeçarja në Kavajë

Paraditja e kësaj të premteje ka regjistruar një tjetër aksident me vdekje.

 

Një 30-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, 30-vjeçarja ka ndërruar jetë menjëherë.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua në në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë.

 

Njoftimi i plotë:

 

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.