Një aksident me një të plagosur ka ndodhur mbëmjen e sotme në aksin rrugor Boboshticë-Korçë.

 

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak kilometra larg kryqezimit të fshatit Boboshticë kur nje 60 vjeçar duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin buzë rrugës. Sipas policisë, 60 vjecari në momentin e aksidentit ka qenë duke levizur me shpejtësi tej normave te lejuara. I plagosuri ndodhet ne spitalin rajonal të Korces në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia mësohet t’i ketë bërë testin e alkoolit pasi ekspertët kanë pasur dyshime se 60 vjecari mund të ketë konsumuar pije alkoolike. Vendi ku ka ndodhur aksidenti ka mungesë të sinjalistikës rrugore dhe ndricimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re