Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, ku drejtuesi i një motomjeti ka dalë nga rruga.

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar babë e bir, 38-vjeçari me iniciale N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet.

Dy të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re