Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të fitonte dot mandat deputeti për shkak të votave preferenciale të kandidatëve, dhe u spostua nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se ka punuar fort për objektivin e Partisë Pocialiste,  pastër, drejt dhe suksesshëm. Bushati thekson më tej se kishte përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste që endergjia të shkonte për të mirën e madhe për PS-n.

‘TË PUNOJMË PËR PS/ Unë si qytetar i Tiranes, i pari i kryesise se PS Tiranes, punova fort per objektivin e Partise Pocialiste: pastër drejt dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Ne cilesine e Kryetarit te PS te Tiranes ndjeja se kisha pergjegjegjesine per te gjithe perfaqsuesit e Partise Socialiste Tirane dhe u sigurova qe energjia jone te shkonte per te miren e madhe: #PS12

Falenderoj mbeshtetesit e mi per gjithe energjine dhe qytetarine e treguar dhe ndjese po perseri per mbeshtetesit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranes per pritshmerite individuale: me e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret nje punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati!’- shkruan Bushati.

Votat preferenciale të kandidatëve për deputete lanë pa mandat në Tiranë, dy kandidatët e PS, Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin, të cilët megjithëse ishin renditur në listë të sigurt, u spostuan pasi Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi, thyen herësin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re