Kandidati për deputet i LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela i cili humbi mandatin me një diferencë të vogël votash me kandidatin e partisë kundërshtare ka theksuar se ishte një transferim i dhunshëm votash nga LSI në PS.

Çela në deklaratën e tij ka theksuar se anëtarët e komisionit të numërimit të votave në KZAZ numër 66 në Berat ka pasur më shumë fletë votimi se votues, të cilat kanë kaluar në tavolinë mandatin nga LSI tek PS duke marrë parasysh votat e pavlefshme.

Reagimi i Ardit Çelës:

“Sapo kemi përfunduar një takim me përfaqësuesit e OSBE në qarkun e Beratit në lidhje me parregullsitë në fushatën e elektorale dhe gjatë procesit të numërimit dhe vendimmarrjes së KZAZ në Berat për të miratuar vendimet që shkojnë ndesh me ligjin që shkon në mënyrë të dhunshme mandati në drejtim të një partie tjetër.

Ne kemi prova se në KZAZ 66 në Berat është transferuar në mënyrë të dhunshme nga anëtarët e mazhorancës ku në kutitë e votimit kanë pasur më shumë fletë votimi se numërues, anëtarët e mazhorancës i kanë cilësuar të vlefshme duke kaluar mandatin e votuesve të LSI te një partie tjetër.

Në qarkun e beratit ka pasur shumë parregullsi por unë po veçoj 34/31, 33/18 dhe 34/45 janë mbushur kutitë, është e dokumentuar nga grupet e numërimit dhe është pasqyruar në procesverbale dhe është shënuar dhe në tabelën përfundimtare ku pranohet se në kutitë e ka pasur më shumë fletëvotimi se votues”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re