Drejtori i Policisë së Kufirit të Qarkut Gjirokastër, Arben Joco, i prekur prej disa ditësh nga koronavirusi, është dërguar ditën e siotme në Turqi për një kurim më të specializuar.

Sipas burimeve, gjendja  shëndetësore e Jocos është rënduar. Për këtë arsye, është dërguar për kurim të specializuar nëTurqi.

Raportohet se ai humbi ndjenjat një ditë më parë, dhe për pasojë u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, nga ku kaloi menjëherë në terapi intensive.

Mirëpo, Joco mbetej në rrezik për jetën. Policia e Shtetit u detyrua ta dërgonte drejt Turqisë kreun e Drejtorisë Kufitare të Gjirokastrës, në klinikën e ozonografisë në Stamboll.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende shqètësuese, ku nga e enjtja e javës së ardhshme mbajtja e maskës do të bëhet e dètyrushme edhe në ambiente të hapura. Në orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe dy punonjës policie të forcave “Shqiponja”

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 4 persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja positive nga 943 testime të kryera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re