Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, humbi ditën e djeshme nënën e tij. Ai ka postuar një mesazh prekës, në rrjetet sociale, ku shpjegon se pandemia e Covid-19, nuk e ka lejuar familjen Duka, t’i japë të ndjerës lamtumirën e merituar.

Statusi i Dukës:

Të nderuar Miq,

Në këto ditë të vështira nuk arrita ta përcjell Mamin tim sipas të gjitha zakoneve të cilat ne dhe ajo donim shumë t’i respektonim. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, miqtë e të afërmit që arritën ta përcjellin Mamin për në banesën e fundit, që na ngushëlluan përmes telefonatave e mesazheve të shumta.
Uroj ta kalojmë sa më parë këtë situatë të vështirë e të rikujtojmë edhe njëherë Mamin tonë apo siç do të thonin qindra nxënës që ka mësuar dhe edukuar në 40 vite arsimi e mësuesie: Zysh Vajdijen.

Ju përqafoj të gjithëve!

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re