Skip to content

Humbi nënën nga koronavirusi, ish ylli futbollit në depresion: Pi 24 orë në ditë vodka, uiski, xhin

Në muajin shkurt koronavirusi i mori jetën mamasë së ish-futbollistit të njohur, Ronaldinho Gaucho. Dona Miguelina ishte shtruar në Spitalin Mée de Deus, në Porto Alegre (RS), që nga dhjetori i vitit të kaluar ( në Brazil, vendi me më shumë vdekje dhe të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën).

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit kishte  një lidhje të ngushtë më nënën dhe duket se braziliani nuk është në gjendje të kapërcejë zinë e tij përveç me metodat vetëshkatërruese, të cilat po krijojnë shumë vështirësi në Topin e Artë 2005.

ALKOLI – Nga një burim i afërt me ish-numrin 10, një mik i cili dëshironte të mbetej anonim, u shpreh se Dinho po jeton momente të vështira. “Çdo ditë ai bën një festa. Ai fillon të pijë në mëngjes, vodka, uiski, xhin dhe ndalon vetëm mëngjesin tjetër. Nuk është diçka që ka filluar tani, por kemi vërejtur se gjërat u përkeqësuan pas vdekjes së nënës së tij ”.

SHTËPIA – Burimi shpjegon gjithashtu se pas asaj aventure të keqe në burgun e Paraguajit, Dinho praktikisht është vetë-mbyllur në shtëpinë ku zhvillon festat e tij. Një situatë nga e cila bëhet e vështirë të dalësh. “Ai jeton në një ndërtesë ku ka gjithçka që i nevojitet. Dinho ka një zemër të madhe dhe gjithmonë përpiqet të jetë bujar me miqtë e tij. Por jo të gjithë janë miq të vërtetë dhe ai nuk e kupton se po i bën shumë dëm vetvetes ”. Një histori fatkeqësisht e dëgjuar tashmë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb