Ajo nuk arriti dot të siguronte mbrëmjen e djeshme votat e mjaftueshme për tu shpallur fituese e Festivalit të 58-të të këngës në RTSH, çka më vonë nëse do të fitonte, do të përfaqësonte vendin në Eurovizion.

Elvana mori dy pikë më pak se fituesja, Arilena Ara, ndërsa vendimi është polemizuar shumë në rrjetet sociale dhe mes vetë artistëve. Moderatorja Alketa Vejsiu në një reagim në rrjetet sociale shprehej se fitoren e meritonte Elvana dhe jo Arilena.

Miku i Elvanës, stilisti Valdrin Sahiti, përmes një reagimi të gjatë në profilin e tij i kërkon falje këngëtares që insistoi që ajo të merrte pjesë në këtë edicion të Festivalit të këngës.

Ai shkruan ndër të tjera se Elvana Gjata kishte vendosur të merrte pjesë në garë vetëm se i ishte premtuar se juria do të ishte e gjitha e huaj, çka nuk ndodhi. Sipas stilistit, menjëherë pas përfundimit të Festivalit, Elvana Gjata është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“… Nuk e kuptuan as kur panë se ishe më e dëgjuara kudo dhe as kur salla u ngrit në këmbë dhe këndonte bashkë me ty. Besoj se këtej e tutje do përjetojnë ankthe me çdo gjë që do prodhojnë, pasi kurrë më nuk do të arrijnë shikueshmërinë që Elvana ju solli me vete.

Sepse ajo vajzë për aq vite sa e njoh, vetëm jep, ndryshe nga të tjerë që duan vetëm të marrin. Ela të kërkoj dhe njëherë tjetër falje dhe e di që ti tani je rrugës për në Amerikë dhe do vazhdosh të mbushësh plot emocion dhe se ke një rrugë të gjatë TE MERITUAR përpara”, shkruan ndër të tjera stilisti Valdrin Sahiti

REAGIMI I PLOTË I STILISTIT: Nuk po shkruaj vetëm si mik i Elvanës, sepse tashmë dihet sa krenar jam, por edhe si bashkëpunëtor prej shumë vitesh. Elvana bashkë me stafin pranuan ftesën dhe hynë në Festival sepse mësuan që do të kishte një juri të huaj që bazonte vlerësimin në meritë. Elvana, të kërkoj falje që insistova, unë doja sepse besova që me një juri të huaj nuk do kishte idiotësi, skema, strategji të momentit të fundit por vetem emocion si ato që ju dhurove të gjithëve.

Elvana, Eurovizioni të dha 18 pikë!!! Të dhanë vlerësimin maksimal tre të huaj, që të shihnin për herë të parë, por kuptuan menjëherë se ke yllin në ballë. Të tre të pëzgjedhur për këtë produkt, gjykuan se ti dhe kënga jote ishit zgjedhja më e mirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Kurse nga juria shqiptare, që siç shihet ne (sëipefotot) Mikaela Minga kishte CV shumë të gjatë, por shumë pak gjak dhe askund lidhje me muzikën moderne të dha vetëm dy pikë. Dy pikë që nuk justifikojnë karrierën 15 vjeçare, popullaritetin, mundin, performancën dhe gjithcka çfarë ti ke dhënë e jep në skenë. Zonjen ne fjale e futen ne fund i treguan sa pike ti japi ?…. presim pronomcimin e saj ).

Por tani mbaroi dhe unë të kërkoj falje që padashje besova se në
Shqipëri mund të triumfojë merita. Shqipëria ka nevoje të nxjerrë në
pension “komunistët” e fundit që përgatisin njerëz vetëm për ti ulur te
juritë e spektakleve të tyre. Nuk e kuptuan as kur panë se ishe më e
dëgjuara kudo dhe as kur salla u ngrit në këmbë dhe këndonte bashkë me
ty. Besoj se këtej e tutje do përjetojnë ankthe me çdo gjë që do
prodhojnë, pasi kurrë më nuk do të arrijnë shikueshmërinë që Elvana ju
solli me vete. Sepse ajo vajzë për aq vite sa e njoh, vetëm jep, ndryshe
nga të tjerë që duan vetëm të marrin. Ela të kërkoj dhe njëherë tjetër
falje dhe e di që ti tani je rrugës për në Amerikë dhe do vazhdosh të
mbushësh plot emocion dhe se ke një rrugë të gjatë TE MERITUAR përpara.
Të dua shumë!

PS .PER DIJENINE E PUBLIKUT DHE FANSAVE DHE MEDIAVE …. DERI DITEN E
FUNDIT NA ESHTE THENE JURIA ESHTE VETEEEEM E HUAJA ,SI NJEH ASKUSH
,VIJNE DIREKT NGA EUROVISIONI….

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re