ITALI– Një javë pasi kreu reagimin befasues kundrejt një gruaje që i tërhoqi dorën me forcë, Papa Françesku ka lëshuar perlën e radhës. Pas festës tradicionale të Vitit të Ri në sheshin e Shen Pjetrit dhe udhëtimeve nëpër botë, Papa u rikthye ditën e djeshme në Vatikan, ku parakaloi mes turmës së besimtarëve.
Para fillimit të fjalimit të tij në sallën e Paul VI në Vatikan, kaloi midis skenës në këmbë, ku u përshëndet nga një turmë e brohoritje besnike.
Në mesin e turmës, një murgeshë shumë entuziaste që kërkonte të takonte kreun e Kishës.
Pas situatës së pakëndshme që kaloi disa ditë më parë, Papa Françesku me frikë i tha murgeshës: “Kam frikë! Ju kafshoni! Do të të jap puthjen, por mos më kafsho”.
Më pas Papa Françesku përshëndeti dhe murgeshat e tjera të pranishme, duke e kaluar situatën me humor.
Pak javë më parë videoja e Papa Françeskut kur godiste dorën e një gruaje, teksa uronte pelegrinët që po qëndronin në sheshin “Shën Pjetër” gjatë natës së ndërrimit të viteve ka marrë dhenë. Pak pas gjestit Ati i Shenjtë ka kërkuar ndjesë publike për veprimin e shumëpërfolur. Me sa duket takimet me turmat e besimtarëve, tashmë qenkan kthyer në një makth për Papa Françeskun.
Burimi: OPEN
https://www.dailymotion.com/video/x7qa2mv
(R.L/Dosja.al)
