Personat që shihni në foto janë tre anëtarët e familjes Çupi, të cilët humbën jetën nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi Thumanën.

Hajredin, Lute dhe Klement Çupi, bashkë me djalin tjetër të familjes, ishin në banesën e tyre në katin e tretë të pallatit 6-katësh, kur tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, shkatërroi gjithçka dhe rrënojat i zunë brenda.

Nga ngjarja e rëndë shpëtoi mrekullisht një nga djemtë. Mes dhimbjes dhe lotëve, motra e Hajredinit, të zotit të shtëpisë, prek me fjalë zemre, kushtuar viktimave.

“Te preheni ne paqe ! Qofshi engjej te parajses!

O Keli hallës ike shume shpejt nga ne o shpirt
O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bete shpirtin cope o shpirt i motres !
Do jeni gjithmone me ne! Pushofshi ne xhenet Hajredin, Lute & Keli Çupi”, shkruan halla.

Kujtojmë se Klementi dhe vëllai i tij Aleksi kishin vetëm tre ditë që kishin ardhur në Thumanë, pasi jetonin njëri në Angli dhe tjetri në Greqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re