2 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 173 raste të reja teksa janë shëruar 408 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2443 testime, 173 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 408 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 173 qytetarë, në këto bashki:

75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj,

Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç.

Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 173
Të shëruar në 24 orë 408
Të shtruar në spitale 66
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2443

Testime totale 1,738,929
Raste pozitive 271,314
Raste të shëruara 264,695
Raste Aktive 3159
Humbje jete 3,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 923
Fier 492
Elbasan 360
Vlorë 262
Lezhë 245
Berat 224
Kukës 147
Durrës 143
Gjirokastër 137
Shkodër 128
Korçë 72
Dibër 26

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re