Dy foshnje binjake kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Berat.

Fëmijët ishin dy djem 5-muajsh të familjes Agalliu, banues në lagjen Uznovë. Mësohet se ata kanë mbërritur të pa jetë në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Shkaku i vdekjes së tyre është ende mister pasi autopsia mjeko-ligjore ka treguar se nuk kemi të bëjmë me helmim ose shenja dhune. Ndërkohë janë dërguar për ekzaminim në Tiranë analizat e foshnjave dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Dyshimi i mjekëve është se foshnjat mund të kenë ndërruar jetë si pasojë e mungesës së ajrit në dhomë. Halla e fëmijëve tregon se e ëma i kishte zbritur në katin e parë të banesës ajo ku ishte ndezur soba me dru.

Gjysmë ore më vonë ajo kishte vënë re që fëmijët nuk reagonin dhe menjëherë i dërguan në spital. Sipas dëshmisë së saj fëmijët nuk ishin të sëmurë, asnjëri prej tyre nuk kishte shfaqur shenja virozash apo temperaturë dhe askush nuk e kuptoi dot shkakun se përse vdiqën papritur foshnjat. /Opinion

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re