Edhe dy civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ushtrisë armene ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.
Kryeprokuroria e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se forcat armene kanë shtënë intensivisht me raketa dhe artileri në qytetin Terter.
Dy persona kanë humbur jetën pasi një predhë artilerie ka qëlluar një shtëpi në fshatin Cemilli në Terter, ndërsa një person është plagosur, njoftohet në deklaratë.
