Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku flakët kanë përfshirë një spital me pacientë të infektuar me Covid-19.

Menjëherë mbas ngjarjës së rëndë, kryetarja e komunës znj. Arifi ka mbledhur shtabin e krizave në një takim urgjent. Pas mbledhjes urgjente pritet deklarata.

Me këtë rast, në Tetovë po qëndrojnë edhe kryeministri Zaev, kryetari i BDI-së Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë Grubi, ministri Filipçe dhe shumë ministra tjerë e drejtori i spitalit Klinik.

Flakët që kapluan sonte Spitalin Covid në Tetovë kanë marrë mbi 20 jetë njerëzish dhe dyshohet se shumë të tjerë janë plagosur.

Flakët përfshinë spitalin Covid në Tetovë, bilanc tragjik nga shpërthimi, shënohen mbi 20 viktima. Të pajetën nxirren nga godina e shkrumbuar të mbuluar më çarçafë (PAMJE)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re