Disa turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogarasë. Nuk dihet ende sa persona kanë humbur, por një mik i tyre ka njoftuar Policinë, pasi turistët kanë humbur drejtimin dhe nuk e dinë ku ndodhen.

Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojturave janë nisur për gjetjen e tyre.

Sipas policisë, turisti ose turistët francezë janë nisur nga Llogaraja në drejtim të malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.

Nuk dihet saktë se ku janë por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andreas dhe që në orët e para të mëngjesit, policia nisi kërkimin për gjetjen e tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re