Ndoshta duket çudi, por ekzistojnë ushqime të shpejta të cilat mund t’ju ndihmojnë në humbjen e peshës. Edhe pse dietologët i’u kanë thënë të hiqni dorë prej ëmbëlsirave dhe ushqimeve të shpejta, e vertëta është se në fakt mjafton vetëm të zgjidhni me kujdes. Sipas një artikulli nga “Men’s Health”, janë renditur disa ushqime të shpejta dhe të shijshme të cilat ndihmojnë në eleminimin e dhjamit.

1 – Pudingu me fara chia
Farat chia janë një prej ushqimeve më efektive kur bëhet fjalë për humbjen në peshë. Për të krijuar një puding të shijshëm dhe të shëndetshëm me këto fara ju duhet thjesht të kombinoni farat chia me kokosin, vaniljen, qumështin dhe kanellën. Është sa e shijshme aq edhe efektive për rënien në peshë.

2 – Çokollata e zezë
Nëse jeni një adhurues i çokollatave dhe kërkoni të humbni disa kilogramë pa hequr dorë prej saj, atëherë thjesht konsumoni çokollatën e zezë me përqindje të lartë të kakaos. Ajo iu heq oreksin, përmban proteina si edhe mund të përdoret për ti dhënë më tepër shije ushqimeve të tjera të dietës tuaj.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re