Skip to content

Humbja e jetës së gjyqtarit Darjel Sina, KLGJ dhe familja: Të hënën 3 orë homazhe te Këshilli i Lartë Gjyqësor

1731835358 darjelsina sd

Për t’i bërë nderimet e fundit janë menduar edhe homazhet ceremoniale zyrtare

Humbja e papritur e jetës së magjistratit të Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, ka tronditur familjarë, kolegë dhe miq. Për t’i bërë nderimet e fundit janë menduar edhe homazhet ceremoniale zyrtare.

“Për t’i dhënë lamtumirën gjyqtarit të ndjerë Darjel Sina, homazhet do të zhvillohen në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ditën e hënë, nga ora 09:00-12:00, prej nga do të përcillet trupi për në Varrezat e Sharrës”, bëhet me dije.

Ky njoftim bëhet nga Familja dhe kolegët e gjyqtarit Sina, i cili u nda nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante.

45- vjeçari, vuante prej kohësh nga tumori. Sina  humbi jetën në intubim tek QSUT, ndërsa ka qenë për t’u mjekuar më herët edhe në Europë, në shtete si Danimarka, Italia dhe Dubai.

Pas ishte kthyer nga jashtë, ai u shtrua në QSUT dhe kishte 3 ditë që qëndronte atje, para se të humbte jetën ditën e sotme. Anëtari i Gjykatës së Lartë, pezulloi detyrën për shkak të sëmundjes së rëndë duke dhënë dorëheqjen.