Skip to content

Humbja e LSI në zgjedhje, Rama: S’është më faktor, zero! Ilir Meta dhe mund të rishpikë vetëveten

Kryeministri Edi Rama ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku humbjen më të madhe e pësoi jo vetëm PD që vijon të jetë në opozitë, por edhe LSI e cila mori një rezultat shumë të ulët, me vetëm 4 mandate nga 19 që mori në zgjedhjet e 2017.

Nga studio e “Opinion” Rama tha se koha e LSI ka mbaruar dhe tashmë ajo nuk është më faktor në skenën e politikës shqiptare.

LSI nuk është më asnnjë faktor, zero faktor. Ilir Meta mund ta rishpikë veten e vet, mua smë intereson. Presidenti iRepublikës është dënuar nga populli.

Në politikë nuk është çështje sinqeriteti. Në politikë është çështje interesi dhe thua që është apo jo në interesin tim, të partisë tonë”, tha Rama.