Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe i Grupit Parlamentar të kësaj force politike.

Lajmin e ndau ai vetë, përmes një deklarate për mediat, ku tha se dorëheqja e tij erdhi si pasojë e humbjes në zgjedhjet e 14 majit.

“Zgjedhjet e 14 majit patën problematika të shumta, përdorim të administratës dhe të bandave, deri në mosfunksionim të plotë të pajisjeve elektronike. Por ne duhet të kthejmë sytë nga vetja.

Kam vendosur të largohem nga drejtimi i Partisë dhe nga drejtimi i grupit parlamentar në Parlament. Partia duhet të ndahet nga e kaluara berishiste”, u shpreh Alibeaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re