Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar humbjen e zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit. Sipas Metës, zgjedhjet e fundit ishin një tjetër faqe në librin e zi të 14 majit.

Meta foli edhe për bashkëpunimin me Sali Berishën, duke thënë se do të vazhdojë bashkëpunimin me cdo faktor opozitar.

Kreu i PL theksoi se “është detyra e opozitës për të reflektuar në kushtet aktuale të një regjimi represiv, intimidues ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë dhe ndaj atyre që gëzojnë bindje politike të ndryshme nga ato të qeverisë për të gjetur zgjidhjet më efikase për të ardhmen”.

“Zgjedhjet e Kukësit janë një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve shqiptare

Për atë kalimin nga fitorja në fitore kjo është histori e të kaluarës

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizimit, kur duket që investimi i qeverisë është blerja dhe peng marrje e opozitës.

Në këto kushte PL qëndron e vendosur si një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi dhe do të bashkëpunojë me çdo faktor që nuk bëhet zgjatim i këtij regjimi”, tha Meta.

A ka një zgjidhje opozita për të fituar më shumë?

Meta: Është detyra e opozitës për të reflektuar në kushtet aktuale të një regjimi represiv, intimidues ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë dhe ndaj atyre që gëzojnë bindje politike të ndryshme nga ato të qeverisë për të gjetur zgjidhjet më efikase për të ardhmen. Pasojat që janë sot të kapjes së shtetit, jo vetëm të zgjedhjeve të 14 majit, të zgjedhjeve të 21 prillit, por edhe ky mosfunksionim i sistemit të drejtësisë dhe ky korrupsion në rritje ka lidhje me disa akte të rënda të lidershipit të opozitës së kaluar, me djegin e mandateve, me bojkotin e reformës në drejtësi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re