Humbja e derbit me Tiranën, ka sjellë largimin e teknikut Franko Lerda nga Partizani.
Njoftimin e largimit e ka bërë vetë klubi në një postim në fazen zyrtare në Facebook, ku thekson se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe se presidenti Demi I uron tekikut suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.
“Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.”, njofton klubi.
Të premten, Partizani u mposht nga Tirana me shifrat 2 me 1 në sfidën e luajtur në Air Albania Stadium.