Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se humbja në Durrës e Igli Carës nuk është një humbje e tij, por e koalicionit ku ai bënte pjesë.

agron-duka-igli-cara

I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Duke u shpreh se Partia Socialiste do ta fitonte Durrësin edhe po të mos e kishte Vangjush Dakon. Sipas tij, beteja në Durrës  nuk ishte mes Igli Carës dhe Emiriana Sakos, por mes Igli Carës dhe qeverisë.

Duka theksoi se shpresonte që  Igli Cara do të shkëputej nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, por kjo nuk ndodhi, u shpreh ai.

“Mendoj se Igli Cara ishte kandidatura më e mirë. Është më i mirë sesa kryebashkiakja socialiste, por mendoj se beteja elektorale nuk u bë mes Iglit dhe asaj por ndërmjet Iglit dhe qeverisë.

Edhe po të mos kishin Dakon do fitonin, ai u përqendrua shumë në Durrës, me projekte të mëdha. Edhe mbylljen e fushatës e bëri në Durrës. Premtoi shumë.

Ka edhe një gjë, që ajo që unë mendoja që Igli do shkëputeshe nga udhëheqja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk pati efekt. Dmth nuk e la Berisha të shkëputej.

Njerëzit kur shkuan të votojnë nuk shkuan vetëm për Iglin, por shkuan edhe për Berishën dhe Metën.

Sipas meje humbja nuk është e Iglit, por e koalicionit që ishte.

Këto kanë faturën e vet të cilët fatkeqësisht po e shoh që nuk po reflektojnë dhe kjo mund të zgjasë lëngatën e opozitës”, tha ndër të tjera Duka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re