Në mbledhjen e grupit parlamentar pas humbjes në zgjedhje, kreu i PD Lulzim Basha, ka përsëritur deklaratën e pak orëve më parë se 6 marsi ishte një kurth pas 8 janarit, ditën kur u zhvillua protesta e udhëhequr nga Sali Berisha në selinë blu.

“6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marre pjese ne zgjedhje”, ka thënë Basha.

“Skam humbur asnjë garë. Parregullsitë që kanë shoqëruar proceset janë të dokumentuara”, tha ai.