Arkitektja shqiptare, Evis Hasanllari është ndarë nga jeta në moshë tepër të re.

Lajmi është dhënë nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë.

Shoqata e Arkitektëve shkruan se ndarja nga jeta parakohe e Hasanllarit është një humbje e madhe për arkitekturën bashkëkohore shqiptare.

Në reagim thuhet se në dhjetë vitet e fundit të jetës së saj, Hasanllari punoi dhe jetoi në Frankfurt, përherë e lidhur ngushtë me aktualitetin e zhvillimeve urbane dhe arkitekturore në vendin tonë.

Evis Hasanllari përfundoi studimet e larta, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Dega Arkitekturë me rezultate të larta, në vitin 2000. Ajo vijoi punën pranë këtij Fakulteti, si Pedagoge për një periudhë të gjatë kohe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re