Sot përcillet për në banesën e fundit ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani.

 

Qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në homazhe për ish-Kreun e Shtetit i cili u nda nga jeta më 28 maj. Ish-presidenti Alfrend Moisiu si dhe ish-presidenti Bamir Topi bashkë me ish-presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu kryen homazhe në nderim të Bujar Nishanit. Në fjalën e tyre, ato vlerësuan figurën e Nishanit në shtetin shqiptar.

 

Alfred Moisiu: Mund të them që ka qenë president i mirë i përkushtuar për detyrën dhe për të zbatuar kushtetutën. Më vjen keq për këtë humbje të parakohshme për një njeri që ka kontribuar për vendin tonë.

 

Bamir Topi: Sigurisht ishte një ditë e trishtuar për më tepër kur largohet në një moshë kaq të re duke i lënë një hidhërim të thellë familjes. E kam njohur rreth 22 vite më parë. La mbrapa një vepër shumë komplekse. I lehtë i qoftë dheu.

 

Fatmir Sejdiu: Është një humbje e madhe për shtetin shqiptar. Ka ditur që të prezantoj Shqipërinë në më të mirën e mundshme. Ne nuk kemi qenë në të njëjtën kohë president të vendit, por e ndjej veten me privilegj që kam njohur një njeri kaq fisnik. Një humbje që do të mbahet mend me pjesën e qetësisë që ai mori me vete. I qoftë i lehtë dheu shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re