Nese kerkoni te humbisni peshe dhe po kerkoni nje regjim te caktuar ushqimor me te cilin e keni te sigurte renien nga pesha, provoni kete diete. 
Eshte e keshillueshme qe ky regjim , te shoqerohet dhe me trajtime te veçanta per trupin, te cilet do t’ju mundesojne te humbni kile, por te krijoni nje trup te tonifikuar dhe pa lekure te leshuar. Duhet theksuar se shume figura te ekranit si Renata Caci, Oriana Cama dhe Silva Gunbardhi kane humbur shume kilograme bazuar tek kjo diete.
Diete 1500 kcal/dite
Karbohidrate 50 per qind, proteina 20 per qind, yndyrna 30 per qind, kolesterol 150 mg/dite
Vaktet eshte mire te konsumohen ne keto orare:
Mengjesi: 8:00-9:00
Paradreke: 11:00
Dreka: 13:00
Pasdite: 17:00
Darka: 20:00

E hene:
Mengjesi: 1 fete buke e zeze (30 gr) me 1 veze te zier pak, 30 gr djathe te bardhe pa yndyre
Paradreke: 1 portokall te shtrydhur
Dreka: 1 kupe oriz me kerpudha ose perime, ose 60 gr peshk ton ose nje gjoks pule, 1 fete buke e zeze, sallate me barishte te ziera ose jeshile.
Pasdite: 1 dardhe dhe 1 grusht qershi
Darka: Sallate greke (domate, kastraveca, speca) 125 ml kos pa yndyre, 1 fete buke e zeze (30 gr), 60 gr djathe pa yndyre (rikota).

E marte:
Mengjesi: 1 filxhan qumesht me 3 luge tershere.
Paradreke: 10 kokrra bajame
Dreka: 1 racion bishtaja, sallate me domate dhe kastraveca, 60 gr mish pa dhjam, 1 fete buke e zeze.
Pasdite: 1 banane e vogel
Darka: sallate me brokoli, 1 fete buke e zeze, 60 gr mish pule, 40 gr djathe.

E merkure
Mengjesi: 1 fixhan kos me ½ filxhan drithera me fibra
Paradreke: 1 kokerr molle
Dreka: 150 gr mish pule, sallate jeshile, 1 kupe oriz kaf me salce zarzavatesh.
Pasdite: 1 banane e vogel
Darka: Sallate me brokoli, 1 fete buke e zeze, 60 gr mish pule, 40 gr djathe.
E enjte
Mengjesi: 1 filxhan qumesht me 2 luge musli
Paradreke: 1 kokerr pjeshke
Dreka: 1 racion bishtajore (fasule) sallate me spinaq te fresket me vaj ulliri dhe limon, 1 fete buke e zeze
Pasdite: 1 kajsi
Darka: Supe pule me perime, kos pa yndyre, 1 fete buke e zeze, sallate me perime te ziera.

E premte
Mengjesi: 1 kokerr veze e zier
Paradreke: 1 grusht qershi
Dreka: 2 patate te pjekura, 150 gr peshk, sallate me lulelaker dhe panxhar
Pasdite: 1 fete biskotate me domate dhe gjize pa kripe
Darka: 60 gr peshk ton, sallate jeshile, 1 fete buke e zeze, kos pa yndyre
E shtune
Mengjesi: 1 fete buke e zeze me gjize dhe domate
Paradreke: 1 kokerr dardhe
Dreka: 1 racion thjerreza, 1 fete buke e zeze, sallate me spinaq te zier.
Pasdite: 1 grusht me fruta te thate jo te kripura, jo te pjekura.
Darka: 1 fete buke e zeze, 1 racion burani, 1 veze e zier, 125 ml kos pa yndyre.
E diel
Mengjesi: 1 filxhan qumesht me 2 luge musli
Paradreke: 1 frut
Dreka: 200 gr merluc, sallate me rukola
Pasdite: 1 kajsi
Darka: Supe peshku, sallate me brokoli dhe lulelaker

Kujdes:
Gjate gjithe dietes ditore nuk duhet te konsumohen me shume se 2 luge gjelle vaj ulliri
Jo me shume se 2 kafe ne dite dhe te konsumohet me sheqer dietik.
Jo me shume se 1 filxhan çaj ne dite me sheqer dietik.
Ne diten qe eshte per t’u konsumuar peshk ton te zgjidhet ne konserve uji dhe jo konserve vaji.
Djathi duhet te jete pa yndyre, rikota ose gjize pa kripe.
2 here ne jave duhet te konsumohet peshk i fresket.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re