Me mollët dhe dardhë asnjëherë nuk mund të gaboni, sepse janë ushqyese, të shijshme, përplot vitamina dhe përmbajnë pak kalori.

 

Dardhët dhe mollët janë ideale për dietë, për shumë arsye. Molla përmban fibra dietetike, të cilat japin ndjenjën e ngopjes, pengojnë oscilimin e nivelit të sheqerit dhe shumë ngadalë shndërrohen në yndyra.

Këto fruta janë thesare kryesore të vitaminave A dhe C, kaliumit dhe likopenit- antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, në 100 gramë molla dhe dardha gjenden 60 kalori, prandaj janë të përsosura për dietë.

Mollët e pastrojnë organizmin, sepse nxisin funksionin e mëlçisë dhe fshikës. Dardha në mënyrë natyrore rregullon nivelin e sheqerit në gjak, që e bën ushqim ideal dietetik. Këto pemë e mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.

Çfarë duhet të dini

Dieta zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pasi të keni bërë dy ditë pushim.
• Harroni ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathërat me yndyrë dhe jepni përparësi mishit të pulës, peshkut, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.
• Nga yndyra mund ta përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa nga erzat piper dhe bimë me aromë.
• Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë ujë të vakët.
• Mos anashkaloni vaktet.
• Hani mëngjes më së voni një orë pasi të jeni zgjuar, sepse në këtë mënyrë shpejtohet metabolizmi.
• Domosdoshmërisht hani dardhë dhe mollë secilën ditë derisa jeni në këtë regjim të ushqimit dhe mos i zëvendësoni me fruta të tjera.
• Rekomandohet të hani molla të tharta, sepse kanë më pak sheqer.

Dieta pesë-ditore

Dita e parë

Mëngjesi: Një pjesë pite molle dhe 1 gotë qumësht me 0.5 % yndyra
Ndërmjet: 1 dardhë
Dreka: 2 vezët të ziera. 250 g perime të përziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon dhe uthull dhe 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Leng nga molla dhe portokalli
Darka: 150 g fileto pule të pjekur, 40 g bukë integrale, një filxhan jogurt, mollë dhe dardhë.

Dita e dytë

Mëngjesi: Sanduiç nga buka integrale dhe 100 g mish pule
Ndërmjet: 2 gota lëng të freskët molle
Dreka: 200g fileto peshku, 150 g mollë të tharta të përgatitura me një patate, 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Dardhë
Darka: 120g peshk dhe 250g sallatë misri dhe karrota me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni.

Dita e tretë

Mëngjesi: Jogurt
Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
Dreka: 100 6 spageti me 150 g salcë bolonjeze
Ndërmjet: Mollë e pjekur
Darka: 250 g fileto mish viçi dhe sa më shumë perime të ndryshme, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

Dita e katërt

Mëngjesi: Një filxhan jogurt
Ndërmjet: Dardhë
Dreka: 200 g peshk, 150 g sallatë me perime sezoni të plotësuar me lëng limoni dhe vaj ulliri, 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Lëng molle dhe portokalli
Darka: 100 g djathë, 100 g patate të ziera, 1 dardhë.

Dita e pestë

Mëngjesi: Sanduiç nga buka integrale dhe 70 g ton
Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
Dreka: 200 g oriz pilaf dhe mish pule, spec të pjekur të plotësuar me vaj ulliri, hudhër dhe uthull, 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Lëng molle
Darka: 120 g peshk të pjekur, 250 g sallatë misri të spërkatur me limon, 40 g bukë integrale, dardhë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re