Në Hungari mijëra njerëz protestuan kundër ndryshimit të sistemit të taksave për bizneset e vogla.

Në protestën e organizuar nga partia opozitare Momentum përpara ndërtesës së parlamentit kombëtar në kryeqytetin Budapest morën pjesë mijëra persona.

Kryetari i përgjithshëm i Momentum, Ferenc Gelencser, në një fjalim në protestë tha se do t‘i bëjnë thirrje parlamentit që të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për anulimin e rregullores në fjalë dhe se do të aplikojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese nëse do të jetë e nevojshme.

Duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe mos menaxhimin e ekonomisë, Gelencser i bëri thirrje edhe presidentes Katalin Novak që të mos miratojë ligjin në fjalë.

Ligji që rregullon sistemin e taksave

Ligji që rregullon sistemin e taksave për bizneset e vogla, u miratua në parlament më 12 korrik me 120 vota pro, 57 kundër dhe 1 votë abstenim.

Qeveria mbron idenë se rregullorja në fjalë do të ofrojë mundësi të reja për bizneset dhe do të eliminojë abuzimet, ndërsa protestuesit pretendojnë se mijëra njerëz në vend do të viktimizohen.
Burimi: AA