Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zolltan Kovaç ka deklaruar se të gjitha procedurat lidhur me azilin e ish-kryeministrit Gruevski janë në përputhje me ligjin dhe rregulloret ndërkombëtare.

 

Gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse qeveria hungareze ishte përfshirë në arratisjen e Gruevskit në Hungari, Kovaç është përgjigjur se, Hungaria sado që është përfshirë, ka ndjekur të gjitha rregullat ndërkombëtare në përputhje me standardet ndërkombëtare.

 

Gjithashtu zëdhënësi hungarez ka theksuar se nuk ka besim në sistemin gjyqësor në Maqedoni.

 

“Theksoj, e keni parë këtë edhe në një Tëeet timin, se agjencitë e Komisionit Evropian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare që raportojnë për Maqedoninë kanë dhënë disa arsye se pse kjo çështje trajtohet kështu. Por edhe një herë kjo nuk ishte një procedurë qeveritare, por një agjenci e pavarur, agjencia gjithmonë ndjek protokollin e njëjtë për çdo rast individual dhe ne gjithmonë sigurojmë bazë dhe kornizë për një proces të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re