Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimit Evropian. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm Peter Szijarto, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb, Ivica Daçiç në Budapest.

Szijarto tha se Hungaria do të jetë kundër, derisa Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

PETER SZIJARTO

MINISTRI I JASHTËM I HUNGARISË

Nëse formacionet të caktuara evropiane do e pranojnë Kosovën në Evropë para arritjes së një marrëveshje, kjo do të rrezikonte normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për këtë arsye Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane.

 

Ministri hungarez tha se vend i tij mbështet fuqishëm arritjen e një kompromisi me anë të dialogut.

 

PETER SZIJARTO

MINISTRI I JASHTËM I HUNGARISË

Ne jemi gjithashtu të interesuar që të arrihet një zgjidhje të bazuar në dialog. Prandaj pranuam udhëheqjen e KFOR-it sepse besuam se në këtë mënyrë mund të kontribuonim në sigurimin e paqes. Ne duam që të arrihet një kompromis sa më shpejt.

Ndërsa shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç tha se për Serbinë ekzistojnë i vija të kuqe sa i përket Kosovës.

 

Ai tha se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë dhe nuk do pajtohet as me anëtarësimin në OKB. Përveç Hungarisë edhe Spanja javë më parë lajmëroi se nuk do ta mbështesë Kosovën në rrugën europiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re