Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi, 200 mijë doza vaksine antiCOVID ndihmë nga Hungaria u janë dorëzuar autoriteteve të vendit nga Ministri hungarez i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Peter Szijjarto, në aeroportin e Podgoricës, kryeqytet i vendit.

Ministrja malazeze e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç-Bojoviç, deklaroi se ndihma e Hungarisë erdhi në kohë dhe se vaksinimi masiv në vend do të vazhdojë me dozat e reja.

Duke u bërë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar, Boroniviç-Bojoviç vuri në pah se në këtë mënyrë ata do ta mposhtin më shpejt pandeminë.

Mëngjesin e sotëm, Peter Szijjarto i dorëzoi edhe autoriteteve të Bosnjë-Hercegovinë 200 mijë doza të vaksinës së “Sinopharm” si ndihmë nga vendi i tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko