Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur votimin e parlamentit të Hungarisë, i cili i hapi rrugë anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Begaj uron Suedinë për bashkimin me forcën Euroatlantike, pasi anëtarësimi në NATO tashmë mbetet thjeshtë një formalitet.

Suedia do të jetë shteti i 32-të që do t’i bashkohet aleancës më të madhe ushtarake.

Postimi i Begajt:

Mirë se vini, Suedi, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s.

Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive.

Welcome, Sweden, as the 32nd member country of NATO.

Our alliance is now even more robust and united, strengthening our collective security and values.#StrongerTogether

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 26, 2024

Hungaria ishte i vetmi vend që po pengonte anëtarësimin e Suedisë, e cila aplikoi për tu bashkuar me Aleancën në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re