Hungaria javën e ardhshme do të marrë një vendim rreth aplikimeve të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, tha një ministër i vendit, transmeton Anadolu.

Gergely Gulyas, ministër i Zyrës së Kryeministrit, tha se qeveria do të diskutojë këtë çështje pas një raporti nga delegacioni parlamentar që u dërgua për të takuar ligjvënësit në Suedi dhe Finlandë.

Disa ligjvënës hungarezë nga partia në pushtet Fidesz kanë shprehur dyshime për mbështetjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke pretenduar se Stokholmi dhe Helsinki kanë përhapur gënjeshtra për demokracinë e Hungarisë.

Gulyas kritikoi Suedinë dhe Finlandën për akuza të rreme kundër Hungarisë, të cilat ai pretendoi se nuk janë në përputhje me frymën e aleancës.

Ai tha se kryeministri Viktor Orban personalisht mbështet anëtarësimin në NATO të dy vendeve.

Vetëm Hungaria dhe Türkiye nuk e kanë ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës për përfshirje në aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re